| Vlora shtrihet ne pjesen jug-perendimore te Shqiperise, gjate fundit jugor te Adriatikut dhe pjeses veriore te Jonit.
Eshte nder rrethet me gjatesine me te madhe te vijes bregdetare, rreth 30 % te gjatesise se pergjithshme te vijes bregdetare ne shkalle vendi.
Ndodhet 135 km larg kryeqytetit te vendit, Tiranes, vetem 72 km e ndajne nga Italia (Kanali i Otrantos) dhe 123 km me Greqine (Ishulli i Korfuzit).
Rrethi i Vlores ka nje siperfaqe prej 1609 km2 dhe perfshin kater qytete, Vlora, Selenica, Himara, Orikumi.
Ka nje klime tipike mesdhetare detare, me dimer te bute e relativisht te laget, dhe vere te thate.
Vlora paraqet tre zona klimatike themelore: |
Bregdeti, me temperature mesdhetare lindore, si gjithe ishujt e mesdheut, i parrahur nga ererat e ftohta, si brigjet e zones perendimore.
Zona kondrinore te ndermjetme, me klime te fresket, me rreshje, te ngjashme me ate te zonave te brendshme me klime te bute te Europes dhe Malet, si Llogaraja, ku zoteron nje klime kontinentale e thate, me dimer te ftohte dhe ajer te fresket gjate veres. Vlora ndikon fuqishem ne rekordin e oreve me diell ne nje vit qe mban Shqiperia, me nje mesatare me mbi 2000 ore. Ne Vlore ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperise, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km2. Gadishulli i Karaburunit njihet qe ne lashtesi per pasurite natyrore (mermeri i famshem), pasurite pyjore (valanidhi), pasurite historiko-arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derrat e eger. Gjithashtu, 17 km larg Portit te Skeles (Vlore) dhe 9 km nga Treporti (Vlore), ndodhet i vetmi ishull i Shqiperise, Sazani. Maja e tij me e larte eshte 342 m. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km2 dhe vije bregdetare me gjatesi 12 km. Kjo eshte vije bregdetare e thyer, me perberje shkembore monolitike. Vlora njihet dhe si vendi i ullirit, duke pasur te regjistruar rreth 280.000 rrenje ullinj. Ulliri i markes " Vlonjak", eshte nje nga market me te vjetra ne Evrope dhe njihet per prodhueshmeri te larte vaji. |
Nessun commento:
Posta un commento