Historiku
Zanafilla e krijimit te ketij institucioni, nis qe me ngritjen e se pares godine, qe sot luan rolin e godines se fjetjes se djemve dhe zyrave te administrates.
Kjo godine eshte ngritur ne vitin 1918 dhe ka kryer funksione te ndryshme. Jetegjatesia e saj lidhet me funksionet utilitare qe ka kryer kohe pas kohe.
Fillimisht nje godine qe i vlente nje fushe futbolli qe gjendej para saj. Fillimi i luftes se dyte boterore e gjeti godinen te paperfunduar dhe per nje kohe te gjate kollonat monolite mbeten te paplotesuara. Menjehere mbas clirimit, u pershtat per shkolle te mesme te arsimimit te pergjithshem. Shkolla mori emrin” Ali Demi” .
Kalimi i kolektivit te shkolles dhe nxenesve ne nje godine me prane qendres se qytetit , beri qe ky objekt te funksionoje si shkolle e mesme pedagogjike me emrin e mesuesit patriot “Jani Minga”.
Ne vitin 1967, pasi mbyllet shkolla e mesme pedagogjike, ky objekt kthehet ne shkolle te mesme mjeksore per pergatitjen e kuadrove te mesme. Kesaj kohe i perket zgjerimi i konvikteve dhe ngritja e shkolles se re. Objekte te cilat u shfrytezuan ne funksion te hapjes se degeve te reja te Universitetit Teknologjik “Ismail Qemali” dhe duke i kthyer dy godinat ne fjetore, mense, lavanteri, salle interneti, magazine, etj.
Ne funksion te studenteve konviktore, qe vijne nga zonat rurale te rrethit te Vlores si dhe nga rrethet apo qarqet e tjera te Republikes se Shqiperise, pikerisht ketu merr jete kjo ndermarrje dhe krijimi i ketij institucioni te ri i cili sot eshte i teri ne funksion te sherbimit sasior e cilesor te jetes se perbashket studentore.
Fillimisht kjo ndermarrje u emertua si Ndermarrje e “Konvikteve e mensave”, por me pas ajo mori emrin “Trajtimi i Studenteve”. Ne mes te vitit 2005, ajo u kthye ne shoqeri aksionere me emrin “Trajtimi i Studenteve” SH.A
Nessun commento:
Posta un commento