Gonhorrea sifilizi klamidia dhe SIDA jane semundjet kryesore seksualisht te transmetueshme.
Pevec semundjes Hiv ajc qe eshte e pasherueshme te tjerat jane te sherueshme.
Semundjet seksualisht te transmetueshme, si shmangen.
Çfarë janë infeksionet seksualisht të transmetueshme?
Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë infeksione që transmetohen nëpërmjet kontaktit trupor gjatë seksit, me dikë që është i infektuar. Ato shkaktohen nga viruse, bakterie dhe parazitë. Çdo njeri është në risk për t’u infektuar prej një infeksioni seksualisht të transmetueshëm nëse kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtur, d.m.th., pa mjete mbrojtëse, (prezervativ).
Sa lloj infeksionesh seksualisht të transmetueshme ekzistojnë? Infeksionet seksualisht të transmetueshme radhiten ndër sëmundjet më të përhapura kudo në botë. Sot numërohen mbi 25 lloje sëmundjesh të ndryshme, ndër të cilat: gonorreja, sifilizi, trikomonasi, myku, hepatiti B, herpes genital, sëmundja e shekullit-SIDA, etj.
Kush mund të preket më shumë nga këto lloj infeksionesh? Infeksionet seksualisht të transmetueshme prekin të gjithë pa dallim. Ato prekin si femrat ashtu edhe meshkujt. Çdo njeri është në risk për t’u infektuar prej një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, pavarësisht nga gjinia, gjendja ekonomike, pozicioni shoqëror, nëse bën seks të pambrojtur, pa prezervativ, me një person të infektuar. Si shfaqen ky grup sëmundjesh?
Shumë prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme kanë fare pak shenja ose nuk kanë fare. Një person mund të jetë i infektuar dhe mund të mos e dijë as edhe vetë. Shpesh shfaqja e shenjave bëhet me vonesë, atëherë kur infeksioni ka përparuar. Kjo është arsyeja që rekomandohet të kryet një analizë për sa herë që një person mendon se ka qenë në rrezik për të pasur një infeksion të tillë.
A mund të trajtohen plotësisht, mund të shërohesh komplet prej tyre?
Infeksionet seksualisht të transmetueshme që shkaktohen nga bakteriet si klamidia, gonorreja dhe sifilizi mund të kurohen. Infeksionet seksualisht të transmetueshme e shkaktuara nga viruset si herpesi, hepatiti B, HIV etj., janë të pashërueshme. Disa infeksione nuk shërohen plotësisht mbasi janë rezistente ndaj mjekimit. Infeksioni mund të rrijë i fshehur e përsëritet herë pas here, duke dhënë edhe komplikacione. Prandaj duhen ndjekur gjithmonë këshillat e mjekut dhe duhet çuar mjekimi deri në fund, edhe pse të infektuarit mund të mos kenë shenja e të ndihen mirë. Rikontrolli tek mjeku mbas mbarimit të mjekimit është i domosdoshëm. Një analizë tjetër mbas përfundimit të mjekimit duhet bërë për t’u siguruar që infeksioni është shëruar plotësisht. Mjekimi bëhet vetëm nga mjeku, prandaj është e nevojshme të shmanget vetëmjekimi.
Çfarë ndërlikimesh mund të shfaqin?
Pasojat e një infeksioni të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave e të grave. Tek meshkujt shkaktojnë infeksion të testikujve e të prostatës, si dhe dëmtime të tjera. Tek gratë mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës e barrë jashtë mitre. Pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një infeksioni të pamjekuar. Ka raste kur infeksioni përhapet e shkakton qelbëzim të organeve të legenit. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm mund të infektohesh më lehtë me HIV/SIDA.
Si mund të parandalohen?
Profilaksia më e mirë është mosndryshimi i shpeshtë i partnerëve dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse. Prezervativi është e vetmja mënyrë që të mbron nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Kondomi është i sigurt, gjendet lehtë, e përdoret nga çdo moshë. Prezervativi është i vetmi që të mbron njëkohësisht edhe nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm edhe nga një shtatzëni të padëshiruar. Po ashtu, rekomandohet të bëhen herë pas here analiza rutine, për infeksione seksualisht të transmetueshme, pasi në këtë mënyrë mund të bëhet e mundur të kapet dhe mjekohet në kohë një infeksion i fshehur. Bëni mirë që herë pas here të bëni një analizë edhe pse mund të mos keni shenja, sidomos nëse mendoni se keni pasur rrethana me rrezik për një infeksion seksualisht të transmetueshëm.
Nessun commento:
Posta un commento