martedì 26 luglio 2011

HISTORIKU I FESTIVALEVE FOLKLORIKE

Image Image
Kenget polifonike te zones se Vlores jane kenge popullore te lashta, te pashkruara, por te trasheguara e te percjella nga brezi ne brez. Keto jane krijime te frymezuara, ndoshta, nga natyra e bukur dhe e eger e ketyre zonave, nga mermerima e pyjeve dhe burimeve te ujit te kristalte, qe zbresin duke gurgulluar nga majat e maleve te mbuluara me debore, duke u prezjere me jehonen e kemboreve te bagetive. Kjo lloj kenge kendohet nga nje solist dhe nje grup i perbere nga 4-6 vete qe i mbajne ison. Pergjithesisht keto kenge nuk shoqerohen nga instrumenta muzikore. Kenget polifonike te Vlores (Krahina e Laberise) kane shprehur gjithmone anen me te thelle shpirterore te banoreve te kesaj treve, te kenduara ne momentet me te bukura te jetes se tyre, por edhe ne ato me te veshtirat. Tekstet e ketyre kengeve jane pothuajse te paperkthyeshme, por me nje poeticitet te paarritshem.

Polifonia, si nje nga vlerat me te çmuara te folklorit shqiptar, dhe atij te Vlores ne veçanti, ka tashme festivalin e saj.
Festivali i Pare
Eshte organizuar ne 20 Maj 2001. Ne te morren pjese 17 grupe folklorike me rreth 140 artiste popullor. Ky festival nuk kishte karakter garues. U realizua nga Qendra Kulturore Vlore, financuar nga Bashkia Vlore.
Festivali i Dyte
Eshte zhvilluar ne 24-26 Nentor 2002, ne prag te 90 vjetorit te Pavaresise Kombetare. Ky festival u realizua si bashkepunim i Qendres Kulturore Vlore me Qendren Kombetare te Veprimtarive Folklorike, financuar nga Bashkia Vlore dhe Ministria e Kulutres, Rinise dhe Sporteve. Ne te morren pjese rreth 18 grupe folklorike. Çmimin e Pare e fitoi Grupi Polifonik i Vezhdanishtit, Vlore.
Festivali i Trete
Vendosi vulen e vazhdimesise. Ai u zhvillua ne Teatrin “Petro Marko” me 26-27 Nentor 2003. Morren pjese rreth 18 grupe te polifonise labe dhe toske.
Çmimin e pare e fitoi grupi polifonik “KAONET”, Delvine. Festivali i Trete u organizua nga Qendra Kulturore vlore mbeshtetur financiarisht nga Bashkia Vlore dhe Qendra Kombetare e Veprimtarive Folklorike.
Festivali i Katert
U zhvillua ne 25-27 Nentor 2004. Ne te morren pjese 14 grupe konkurente dhe 6 grupe te ftuar. Çmimin e pare e fitoi Grupi Polifonik “ERGJERIA”, Gjirokaster. Festivali u zhvillua ne ambientet e Pallatit te Kultures “Laberia” me organizimin e Qendres Kulturore Vlore dhe mbeshtetjen financiare te Bashkise Vlore dhe Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorike.
Festivali i Peste
Organizohet ne 14-16 Shtator 2005 dhe perkon me mbylljen e Sezonin e Turistik Veror 2005. e veçanta e ketij festivali eshte shtrirja gjeografike e grupeve pjesemarrese edhe nga Europa, realizimi i koncerteve njekohesisht ne tre pika te ndryshme te qytetit dhe karakteri i festivalit, jo si nje gare mes grupeve, por si nje aktivitet ku shpalosen vlerat e folklorit te trevave qe ato perfaqesojne. Organizuar nga Qendra Kulturore Vlore me mbeshtetjen financiare te Bashkise vlore, per here te pare ky aktivitet eshte mbeshtetur edhe nga bizneset e qytetit.
Festivali i Gjashte
U organizua nga 1-4 Gusht 2006, si Festivali I Mesdhetar “Vlora 2006” një ngjarje jo vetëm për qytetin e Vlores, por për gjithë boten folklorike shqiptare. Folklori dhe traditat qe i bashkojnë njerëzit, pasi duke njohur shume mire kulturën dhe historinë e një populli, e njeh dhe e respekton me shume atë popull. Ky është edhe mesazhi qe përçoi Festivali, paqe dhe bashkim. Qëllimi i organizmit te këtij festivali ka qene jo vetëm gjallërimi i jetës artistike te qytetareve vlonjate dhe pushuesve nga vendi dhe jashtë, por edhe promocioni turistik qe ky festival i bën Vlorës tone te bukur. Vendet mesdhetare pjesëmarrëse ishin Spanja, Izraeli, Italia, Turqia, Greqia, Mali i Zi dhe Shqipëria me Ansamblin Kombëtar te Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Ansamblin “Labëria” te qytetit te Vlores.

Nessun commento:

Posta un commento