domenica 7 agosto 2011

VENDE ARGETIMI NE VLORE


Me poshte po ju tregojme disa restorante ku mund te shijoni gatime te ndryshme..zgjedhja eshte ne doren tuaj

Fast-Food-Piza  “SKY-BLU”
Shija juaj e vetme. I vendosur ne bulevardin Vlore-Skele, ofron pizza te castit, sanduic, toast, suvlaqe, krepa, hot dog, doner, pizza familjare. Ofron edhe sherbimin e pizave taxi ne ambjentet tuaja.
Rr. “Sadik Zotaj”, prane shkolles “Ali Demi”
Mob: 0682221016

Bar-Restorant-Piceri “KUZUM BABA”
Ju ofron specialitete te kuzhines mesdhetare gershetuar me cilesine e produkteve tradicionale, piza ne furre druri ne natyre, bar ne natyre. Eshte ne dispozicionin tuaj per organizimin e festave ne cdo rast. Per pushuesit do te ishte  nje mundesi ideale per te shijuar panoramen e qytetit dhe te detit.
Kuzum-Baba
Mob: 0692476263

Restorant “PULBARDHAT”
Ndodhet ne Skele, ju ofron ambjent komod dhe shlodhes me ajer te kondicionuar, ku mund te shijoni prodhime deti dhe mishi specialitete tipike italiane te servirura me shume stil. Specialitete gatimi: thelleza, fazani. Pranon prenotime per festa, koktejle etj.
Rr. “Sadik Zotaj”, perballe pallatit te sportit
Mob: 0692441316

Restorant-Piceri “ARPET”
Me vendodhje ne rrugen Skele-Uji i ftohte, ju ofron ambjente te kendshme brenda dhe jashte restorantit. Ketu mund  te shijoni specialitetet e mrekullueshme te kuzhines shqiptare si dhe prodhime deti gjithmone te fresketa, pica ne furre druri me ambjente ne natyre mes gjelberimit dhe freskise se detit qe ndodhet 10 m larg. Prenotime per festa, ditelindje, darka, koktejle.
Rr. Skele-Uji i ftohte
Tel: +355 33 29061
Mob: 0682039726

Bar-Piceri  “TAUSHANI”
Ju ofron ambjente komode, sherbim te shpejte dhe te kulturuar. Ne qofte se merziteni flisni me ne, ne qofte se kenaqeni flisni me te gjithe.
L. “Pavaresia” (prane portit detar)
Mob: 0682129394

Restorant “ORIKU”
Ndodhet në Radhime afer orikumit buzë detit. Ofron kuzhinë të larmishme shqiptare me prodhime deti të freskëta si: aragosta, molusqe etj. Ambjent i këndshëm ku ndërthuret klasikja me shërbimin e kulturuar.
Orikum
Tel: +355 39 12227


Bar-Restorant “ALBANO”
I vendosur në Qafen e “Llogoras”, 1025m mbi nivelin e detit mes gjelbërimit dhe freskisë. Vënd i mrekullueshëm për ata që duan të shijojnë bregdetin e virgjër të Palasës, ishujt e Greqisë dhe brigjet e Italisë. Ofron larmi gatimesh tradicionale dhe italiane të përzgjedhura. Ambjente komode ku tradicionalja ndërthuret me modernen.
Llogora
Mob: 0682240134 
  
Bar-Restorant “Arber”
Rr. Demokracia (rruga e re)
Tel: +355 33 23645

Bar-Restorant “Pavaresia”
L.Pavaresia Rr.Kosova
Nr.213 (Perballe Universitetit “Ismail Qemali”)

Bar-Restorant “Hollyday”
Perballe Xhamise
Mob: 069 2580531

Bar-Restorant “Albano&Romina”
Sherbime bari dhe restoranterie.
Rr.Hasan Kushta
Tel: +355 33 25088

Bar-Restorant “Posaidon”
Rr.Sadik Zotaj
(Prane Bankes Italo-Shqiptare)

Bar-Restorant “Arber”
Rr. Demokracia (rruga e re)
Tel: +355 33 23645
Mob: 069 2643011

Bar-Restorant “Xhamlleku”
Rr.Demokracia (rruga e re)

Bar-Restorant “Mesapliku”
Perballe Bashkise
Mob: 068 2280023

Garden Pica
Shijoni picen e vertete, ofron sherbimin e picave taxi
L. “Pavaresia”, Rr. “Sadik Zotaj”, prane Bankes Tirana
Mob: 0682383434
Bar-Restorant-Piceri “Gold”
Ofron pica te castit, pica taxi, prenotime per fejesa, ditelindje, koktejle
L. Pavaresia, Rr. “Sadik Zotaj”
Mob: 0682185491

Bar-Piceri “Antigona”
L.29 Nentori
Tel: +355 33 27586
Bar-Restorant-Piceri “Britania”
Mob: 068 2803131

Bar-Piceri “Millenium”
Ofron pica me furre druri dhe sherbimin taksi.
L.Deshmoret
Rr.Qeriba Derri Nr.66
Tel: +355 33 27122

sabato 30 luglio 2011

PARKU KOMBETAR I LLOGARASE


Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet rreth 40 km në jug-lindje të Vlorës, në kufirin midis Adriatikut dhe detit Jon. Parku shkon nga lartësia 470m në lartësinë 2018m. Pranë Qafës së Llogarasë ka shumë pemë dhe forma interesante kurorë si rezultat i baticave dhe erës. Një shembull mahnitës  është "Pisha Flamur", një monument i rrallë i natyrës me vlera shkencore dhe turistike. Ky park ofron një mot dhe peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike me pikë dominuese. Bimësia e saj përbëhet kryesisht nga halorë të tillë si pisha e zezë. Parku i Llogarasë ka një rëndësi të madhe edhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për bregdetin e Jonit. Ai ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi.


Pisha Flamur


Klubi i futbollit Flamurtari

Historia
Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet ta kenë luajtur rreth vitit 1918 me marinarë të huaj që zbresin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatës sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri në vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisë.Kurse, ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë me ekipin e AEK për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.Pra, majën më të lartë të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.Veçanërisht në vitin 1987 kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.

Futbolliste te njohur
Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin Arapi, Birçe, P.Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Çuri e S.Elmazi

Sukseset
Arritjet më të mëdha FK Flamurtari i ka në vitet kur është bërë tre herë fitues i Superkupës së Shqipërisë edhe atë në vitin 1990 ,vitin 1992 dhe ne vitin 2009.

Trofete
1985: Fitues i Kupës së Republikës
1987: Fitues i Kupës së Republikës
2009: Fitues i Kupës së Republikës
1990-1991: Kampion Kombëtar i Kampionatit të 52-te të Futbollit

venerdì 29 luglio 2011

Sëmundjet ngjitëse

Sëmundjet ngjitëse.

Shumica e njerëzve vuajnë nga sëmundjet infektive, të marra në rrugë të
ndryshme. Një pjesë e tyre i çon deri në vdekje. Mjeku infeksionist,
Arian Harxhi, sqaron për gazetën “Albania” se sëmundjet infektive
përbëjnë një nga sëmundjet më të rrezikshme për jetën e njerëzve.
Specifika e tyre është se ato transmetohen nga një person apo specie tek
një person apo specie tjetër. Sipas tij rrugët apo mënyrat e
transmetimit janë nëpërmjet ajrit, ushqimit, ujit, shiringave, apo në
mënyrë vertikale nga nëna tek fëmija etj. Mjekët shpjegojnë se mënyra më
e mirë e parandalimit të sëmundjeve infektive ështw vaksinimi i hershëm
i të gjithë personave. Me anë të vaksinave përkatëse do të mund të
shmangen një pjesë e madhe e përhapjes së këtyre sëmundjeve.

Transmetimi
Sëmundjet
infektive transmetohen në mënyra dhe mekanizma të ndryshëm. Një pjesë e
tyre transmetohen përmes rrugës aerogene (ajrit), përmes spërklave të
pështymës së infektuar. Me këtë rrugë transmetohen sëmundje të tilla si
gripi, infeksionet e mushkërive, tuberkulozi, shkaktarë që japin
meningjitin etj. Një pjesë e sëmundjeve infektive të aparatit tretës apo
siç quhen sëmundje gastrointestinale transmetohen përmes konsumimit te
ushqimit apo ujit tw infektuar. Këtu mund tw përmendim sëmundje si
dizenteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitet apo
krimbat e zorrës. Infeksionet seksualisht tw transmetueshme janë ato
sëmundje qw shkaktohen nga kontakti me lëngjet seksuale tw trupit
zakonisht si rezultat i kontaktit intim seksual. Nw këto infeksione
përfshihen infeksioni HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti,
herpesi, papiloma virusi etj. Nje pjese e rendesishme e infeksioneve
kane nevoje per nje ndermjetes apo “vektor” per te kaluar nga personat
apo kafshet qe i mbartin tek njerezit. Keto vektore jane psh mizat,
mushkonjat, rriqnat etj. Shume infeksione mund te transmetohen nga
kafshet tek njerezit permes rrugeve te ndryshme. Ne keto semundje me
origjine nga kafshet permendim brucelozen, leishmaniozen, tetanozin,
terbimin, etj. Semundjet infektive mund te transmetohen edhe permes
gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo mjeksore me instrumente cpuese te
kontaminuara (psh pirsing, tatuazhi apo injektimi i drogave me
shiringe). Ne kete menyre transmetohen infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B
dhe C (verdheza), etj Gjithashtu semundjet infektive mund te
transmetohen edhe nga nena e infektuar tek i porsalinduri. Ketu futen
toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi, etj.

Pasojat
Sëmundjet
infektive apo ngjitëse përbëjnë shakun kryesor të sëmundshmërisë dhe
vdekshmërisë së popullatës në rang botëror. Këto sëmundjet mund të kenë
pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e personit apo popullatës së
prekur. Për shkak të mundësisë së përhapjes së shpejtë në një komunitet
apo popullatë, këto sëmundje paraqesin rrezik për shpërthime epidemish
me pasoja të rënda. Shkaktarët e sëmundjeve infektive (viruset,
bakteret) mund të përdoren si armë biologjike terroriste mjaft të
rrezikshme. Sëmundjet ngjitëse mund të jenë vdekjeprurëse sicc janë
infeksioni HIV/AIDS, tërbimi, ethet e verdha, ethet hemorragjike,
botulizmi, tërbimi, apo me pasoja mjaft të rënda edhe fatale sicc janë
infeksioni i trurit apo cipave të trurit (encefaliti dhe meningiti),
infeksioni i valvulave të zemrës, helmimet e rënda ushqimore, hepatiti
(verdhëza) e rëndë që ccon në vdekje apo në cirozë dhe kancer të
mëlccisë etj. Sëmundjet infektive tek gruaja shtazënë mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda tek fetusi apo fëmija i porsalindur.

Prandalimi
Parandalimi
i semundjeve infektive apo ngjitese eshte menyra kryesore e luftes ndaj
ketyre infeksioneve. Njohurite qe kemi per rruget dhe mekanizmat e
transmetimit te tyre na ndihmojne per marrjen e masave per eliminimin e
ketyre rrugeve dhe mekanizmave. Nje nga menyrat me universale te
parandalimit dhe mbrojtjes ndaj semundjeve ngjitese eshte krijimi i
imunitetit apo mbrojtjes ndaj infeksionit permes vaksinimit. Berja e
vaksinave i mbron femijet dhe te rriturit ndaj infeksioneve si hepatiti,
tetanozi, rubeola, difteria, kolla e mire, poliomieliti, gripi etj.
Infeksionet
e traktit tretes parandalohen permes nje higjene sa me te mire ne
drejtim te ushqyerjes. Konsumimi i ujit te sigurte, ruajtja e ushqimeve
nga kontakti me mizat, larja e duarve kur manipulojme me ushqimin,
perpunimi i mire termik i ushqimeve gjate gatimit etj jane disa nga
masat qe ndihmojne ne parandalimin e infeksioneve te zorreve. Kontrolli
shendetsor i personave qe merren me pregatitjen e ushqimeve si dhe
permiresimi i rrjetit te tubacioneve te ujit dhe rrjetit te kanalizimeve
do te ndikonin dukshem ne pakesimin e rrezikut per shperthimin e
semundjeve infektive gastro-intestinale.
Infeksionet seksualisht te
trasnmetueshme mund te parandalohen permes mosberjes seks te pambrojtur
me persona te panjohur, apo permes perdorimit te prezervativit gjate
kryerjes se mardhenieve seksuale. Permiresimi i kushteve ne spitale,
perdorimi i shiringave me nje operdorim, sterilizimi i instrumentave
prerese sidomos nga dentistet, kontrolli i vazhdueshem i gjakut qe
dhurohet etj do te benin te mundur parandalimin e infeksioneve te renda
qe trasmetohen me kete rruge.
Ne pergjithesi do te thonim se nje jete
e shendetshme ne drejtim te ushqyerjes, kryerjes se aktivitetit fizik,
shoqeruar me kontrolle periodike tek mjeku do te benin te mundur nje
paksim te rrezikut te prekjes nga semundjet infektive.
Sëmundjet ngjitëse
Ajri
gripi, infeksionet e mushkerive, tuberkulozi, shkaktaret qe japin meningitin etj.

Uji, ushqimi
Sëmundjet
infektive te aparatit tretës, apo sicc quhen sëmundje
gastrointestinale, transmetohen përmes konsumimit të ushqimit apo ujit
të infektuar.
dizanteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitët apo krimbat e zorrës

Sëmundjet seksuale

HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti, herpesi, papiloma virusi

Sëmundje me origjinë nga kafshët

bruceloza, leishmanioza, tetanozi, tërbimi

Sëmundjet infektive përmes gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo mjekësore me instrumente cpuese te kontaminuara

pirsing, tatuazhi, injektimi i drogave me shiringe, infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B dhe C (verdhëza), etj

Sëmundjet infektive nga nëna tek fëmija
toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi





Cilat jane semundjet ngjitese?
Semundjet
infektive quhen zakonisht semundje ngjitese per shkak te vecorise se
tyre per tu transmetuar nga nje person apo specie tek nje tjeter. Keto
semundje shkaktohen nga agjente mikrobike infektive qe perfshijne
bakteret, viruset, myket, parazitet, etj. Keto semundje prekin cdo organ
dhe sistem te organizmit qe nga lekura, sistemi respirator
(mushkerite), sistemin nervor (trurin), organet e tretjes (zorret),
veshkat, melcine etj.

Si transmetohen tek njerezit?
Transmetimi
Semundjet
infektive transmetohen ne menyra dhe mekanizma te ndryshem. Nje pjese e
tyre transmetohen permes rruges aerogene (ajrit), permes speklave te
peshtymes se infektuar. Me kete rruge transmetohen semundje te tilla si
gripi, infeksionet e mushkerive, tuberkulozi, shkaktaret qe japin
meningitin etj. Nje pjese e semundjeve infektive te aparatit tretes apo
sic quhen semundje gastrointestinale transmetohen permes konsumimit te
ushqimit apo ujit te infektuar. Ketu mund te permendim semundje si
dizanteria, helmimi ushqimor, salmoneloza, infeksionet nga parazitet apo
krimbat e zorres. Infeksionet seksualisht te transmetueshme jane ato
semundje qe shkaktohen nga kontakti me lengjet seksuale te trupit
zakonisht si rezultat i kontaktit intim seksual. Ne keto infeksione
perfshihen infeksioni HIV/AIDS, sifilizi, klamidia, gonorrea, hepatiti,
herpesi, papiloma virusi etj. Nje pjese e rendesishme e infeksioneve
kane nevoje per nje ndermjetes apo “vektor” per te kaluar nga personat
apo kafshet qe i mbartin tek njerezit. Keto vektore jane psh mizat,
mushkonjat, rriqnat etj. Shume infeksione mund te transmetohen nga
kafshet tek njerezit permes rrugeve te ndryshme. Ne keto semundje me
origjine nga kafshet permendim brucelozen, leishmaniozen, tetanozin,
terbimin, etj. Semundjet infektive mund te transmetohen edhe permes
gjakut apo procedurave mjeksore dhe jo mjeksore me instrumente cpuese te
kontaminuara (psh pirsing, tatuazhi apo injektimi i drogave me
shiringe). Ne kete menyre transmetohen infeksioni HIV/AIDS, hepatiti B
dhe C (verdheza), etj Gjithashtu semundjet infektive mund te
transmetohen edhe nga nena e infektuar tek i porsalinduri. Ketu futen
toksoplazmoza, HIV-i, hepatiti, rubeola, sifilizi, etj.

3. Cialt jane pasojat e semundjeve infektive?


Semundjet
infektive apo ngjitese perbejne shakun kryesor te semundshemerise dhe
vdekshmerise se popullates ne rang boteror. Keto semundje mund te kenë
pasoja te renda per shendetin dhe jeten e personit apo popullates se
preku. Per shkak te mundesise se perhapjes se shpejte ne nje komunitet
apo popullate keto semundje paraqesin rrezik per shperthime epidemish me
pasoja te renda. Shkaktaret e semundjeve infektive (viruset bakteret)
mund te perdoren si arme biologjike terroriste mjaft te rrezikshme.
Semundjet ngjitese mund te jene vdekje prurese sic jane infeksioni
HIV/AIDS, terbimi, ethet e verdha, ethet hemorragjike, botulizmi,
terbimi, apo me pasoja mjaft te renda edhe fatale sic jane infeksioni i
trurit apo cipave te trurit (encefaliti dhe meningiti), infeksioni i
valvulave te zemres, helmimet e renda ushqimore, hepatiti (verdheza) e
rende qe con ne vdekje apo ne cirroze dhe kancer te melcise etj.
Semundjet infektive tek gruaja shtazene mund te shkaktojne demtime te
renda tek fetusi apo femija i porsalindur.

4. Si mund te parandalohen semundjet infektive?

Parandalimi
i semundjeve infektive apo ngjitese eshte menyra kryesore e luftes ndaj
ketyre infeksioneve. Njohurite qe kemi per rruget dhe mekanizmat e
transmetimit te tyre na ndihmojne per marrjen e masave per eliminimin e
ketyre rrugeve dhe mekanizmave. Nje nga menyrat me universale te
parandalimit dhe mbrojtjes ndaj semundjeve ngjitese eshte krijimi i
imunitetit apo mbrojtjes ndaj infeksionit permes vaksinimit. Berja e
vaksinave i mbron femijet dhe te rriturit ndaj infeksioneve si hepatiti,
tetanozi, rubeola, difteria, kolla e mire, poliomieliti, gripi etj.
Infeksionet
e traktit tretes parandalohen permes nje higjene sa me te mire ne
drejtim te ushqyerjes. Konsumimi i ujit te sigurte, ruajtja e ushqimeve
nga kontakti me mizat, larja e duarve kur manipulojme me ushqimin,
perpunimi i mire termik i ushqimeve gjate gatimit etj jane disa nga
masat qe ndihmojne ne parandalimin e infeksioneve te zorreve. Kontrolli
shendetsor i personave qe merren me pregatitjen e ushqimeve si dhe
permiresimi i rrjetit te tubacioneve te ujit dhe rrjetit te kanalizimeve
do te ndikonin dukshem ne pakesimin e rrezikut per shperthimin e
semundjeve infektive gastro-intestinale.
Infeksionet seksualisht te
trasnmetueshme mund te parandalohen permes mosberjes seks te pambrojtur
me persona te panjohur, apo permes perdorimit te prezervativit gjate
kryerjes se mardhenieve seksuale.
Permiresimi i kushteve ne spitale,
perdorimi i shiringave me nje operdorim, sterilizimi i instrumentave
prerese sidomos nga dentistet, kontrolli i vazhdueshem i gjakut qe
dhurohet etj do te benin te mundur parandalimin e infeksioneve te renda
qe trasmetohen me kete rruge.
Ne pergjithesi do te thonim se nje jete
e shendetshme ne drejtim te ushqyerjes, kryerjes se aktivitetit fizik,
shoqeruar me kontrolle periodike tek mjeku do te benin te mundur nje
paksim te rrezikut te prekjes nga semundjet infektive.

Semundjet seksualisht te transmetueshme

Gonhorrea sifilizi klamidia dhe SIDA jane semundjet kryesore seksualisht te transmetueshme.
Pevec semundjes Hiv ajc qe eshte e pasherueshme te tjerat jane te sherueshme.

Semundjet seksualisht te transmetueshme, si shmangen.

Çfarë janë infeksionet seksualisht të transmetueshme?
Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë infeksione që transmetohen nëpërmjet kontaktit trupor gjatë seksit, me dikë që është i infektuar. Ato shkaktohen nga viruse, bakterie dhe parazitë. Çdo njeri është në risk për t’u infektuar prej një infeksioni seksualisht të transmetueshëm nëse kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtur, d.m.th., pa mjete mbrojtëse, (prezervativ).
Sa lloj infeksionesh seksualisht të transmetueshme ekzistojnë? Infeksionet seksualisht të transmetueshme radhiten ndër sëmundjet më të përhapura kudo në botë. Sot numërohen mbi 25 lloje sëmundjesh të ndryshme, ndër të cilat: gonorreja, sifilizi, trikomonasi, myku, hepatiti B, herpes genital, sëmundja e shekullit-SIDA, etj.
Kush mund të preket më shumë nga këto lloj infeksionesh? Infeksionet seksualisht të transmetueshme prekin të gjithë pa dallim. Ato prekin si femrat ashtu edhe meshkujt. Çdo njeri është në risk për t’u infektuar prej një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, pavarësisht nga gjinia, gjendja ekonomike, pozicioni shoqëror, nëse bën seks të pambrojtur, pa prezervativ, me një person të infektuar. Si shfaqen ky grup sëmundjesh?
Shumë prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme kanë fare pak shenja ose nuk kanë fare. Një person mund të jetë i infektuar dhe mund të mos e dijë as edhe vetë. Shpesh shfaqja e shenjave bëhet me vonesë, atëherë kur infeksioni ka përparuar. Kjo është arsyeja që rekomandohet të kryet një analizë për sa herë që një person mendon se ka qenë në rrezik për të pasur një infeksion të tillë.
A mund të trajtohen plotësisht, mund të shërohesh komplet prej tyre?
Infeksionet seksualisht të transmetueshme që shkaktohen nga bakteriet si klamidia, gonorreja dhe sifilizi mund të kurohen. Infeksionet seksualisht të transmetueshme e shkaktuara nga viruset si herpesi, hepatiti B, HIV etj., janë të pashërueshme. Disa infeksione nuk shërohen plotësisht mbasi janë rezistente ndaj mjekimit. Infeksioni mund të rrijë i fshehur e përsëritet herë pas here, duke dhënë edhe komplikacione. Prandaj duhen ndjekur gjithmonë këshillat e mjekut dhe duhet çuar mjekimi deri në fund, edhe pse të infektuarit mund të mos kenë shenja e të ndihen mirë. Rikontrolli tek mjeku mbas mbarimit të mjekimit është i domosdoshëm. Një analizë tjetër mbas përfundimit të mjekimit duhet bërë për t’u siguruar që infeksioni është shëruar plotësisht. Mjekimi bëhet vetëm nga mjeku, prandaj është e nevojshme të shmanget vetëmjekimi.
Çfarë ndërlikimesh mund të shfaqin?
Pasojat e një infeksioni të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave e të grave. Tek meshkujt shkaktojnë infeksion të testikujve e të prostatës, si dhe dëmtime të tjera. Tek gratë mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës e barrë jashtë mitre. Pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një infeksioni të pamjekuar. Ka raste kur infeksioni përhapet e shkakton qelbëzim të organeve të legenit. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes. Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshëm mund të infektohesh më lehtë me HIV/SIDA.
Si mund të parandalohen?
Profilaksia më e mirë është mosndryshimi i shpeshtë i partnerëve dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse. Prezervativi është e vetmja mënyrë që të mbron nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Kondomi është i sigurt, gjendet lehtë, e përdoret nga çdo moshë. Prezervativi është i vetmi që të mbron njëkohësisht edhe nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm edhe nga një shtatzëni të padëshiruar. Po ashtu, rekomandohet të bëhen herë pas here analiza rutine, për infeksione seksualisht të transmetueshme, pasi në këtë mënyrë mund të bëhet e mundur të kapet dhe mjekohet në kohë një infeksion i fshehur. Bëni mirë që herë pas here të bëni një analizë edhe pse mund të mos keni shenja, sidomos nëse mendoni se keni pasur rrethana me rrezik për një infeksion seksualisht të transmetueshëm.
Ende pa rezultate per nje vaksine kunder HIV-it


Edhe pas 20 vjet kerkime, shkencetaret nuk kane arritur te shenojne ndonje perparim te dukshem ne krijimin e vaksines kunder virusit HIV-it, ka thene David Baltimore, profesor i biologjise dhe fitues i cmimit Nobel per mjekesi ne vitin 1975 (per zbulimin e enzimave te cilat i shfrytezon virusi i AIDS-it per t’u shumuar ne qelizat njerezore).
Edhe pse disa shkencetare thone se fitimi i nje vaksine kunder HIV-it nuk do te ndodhe kurre, Baltimore beson se lufta per ta gjetur nje vaksine te tille eshte shume e rendesishme dhe nuk duhet hequr dore nga ajo.
"Kjo eshte nje sfide e madhe, sepse shkenca duhet te fitoje mbi natyren qe te kontrolloje ne menyre imunologjike HIV-in. Shkenca duhet te beje dicka qe s’ka mundur ta beje natyra gjate kater miliarde vitesh te evolucionit, dhe vetem atehere do te jete fitimtare", ka thene Baltimore, duke shtuar se mungesa e suksesit "eshte e kuptueshme, por e papranueshme".
Perpjekjet per ta kontrolluar virusin me ane te antitrupave dhe duke forcuar sistemin imunitar te organizmit, kane deshtuar sepse, sipas Baltimore, shoqata e shkencetareve qe eshte pergjegjese per vaksinen ka rene ne "depresion", per arsye se nuk sheh ndonje menyre per ta realizuar qellimin e vet.
Shkencetaret jane duke zhvilluar teknika te reja, sic eshte terapia e bazuar ne gjene dhe qelizat ame, mirepo kjo metode sapo ka filluar.
NJE DITE NE SPITALIN E VLORES...

QYTETI STUDENTI VLORE.

Historiku

IMG_3917
Zanafilla e krijimit te ketij institucioni, nis qe me ngritjen e se pares godine, qe sot luan rolin e godines se fjetjes  se djemve dhe zyrave te administrates.
Kjo godine eshte ngritur ne vitin 1918 dhe ka kryer funksione te ndryshme. Jetegjatesia e saj lidhet me funksionet utilitare qe ka kryer kohe pas kohe.
Fillimisht nje godine qe i vlente nje fushe futbolli qe gjendej para saj. Fillimi i luftes se dyte boterore e gjeti godinen te paperfunduar dhe per nje kohe te gjate kollonat monolite mbeten te paplotesuara. Menjehere mbas clirimit, u pershtat per shkolle te mesme te arsimimit te pergjithshem. Shkolla mori emrin” Ali Demi” .
Kalimi i kolektivit te shkolles dhe nxenesve ne nje godine me prane qendres se qytetit , beri qe ky objekt te funksionoje si shkolle e mesme pedagogjike me emrin e mesuesit patriot “Jani Minga”.
Ne vitin 1967, pasi mbyllet shkolla e mesme pedagogjike, ky objekt kthehet ne shkolle te mesme mjeksore per pergatitjen e kuadrove te mesme. Kesaj kohe i perket zgjerimi i konvikteve dhe ngritja e shkolles se re. Objekte te cilat u shfrytezuan  ne funksion te hapjes se degeve te reja te Universitetit Teknologjik “Ismail Qemali” dhe duke i kthyer dy godinat ne fjetore, mense, lavanteri, salle interneti, magazine,  etj.
Ne funksion te studenteve konviktore, qe vijne nga zonat rurale te rrethit te Vlores si dhe nga rrethet apo qarqet e tjera te Republikes se Shqiperise, pikerisht ketu merr jete kjo ndermarrje dhe krijimi i ketij institucioni  te ri i cili sot eshte i teri ne funksion  te sherbimit sasior e cilesor te jetes se perbashket studentore.
Fillimisht kjo ndermarrje u emertua si Ndermarrje e “Konvikteve e mensave”, por me pas ajo mori emrin “Trajtimi i Studenteve”. Ne mes te vitit 2005, ajo u kthye ne shoqeri aksionere me emrin “Trajtimi i Studenteve” SH.A

Turizëm??????


Ketu jemi ne plazhine Jalit.Te gjihe kemi degjuar apo pare ate.Por tani po ju japim nje pamje tjeter te tij.......

Kjo eshte rruga qe te con per te Akuariumi.Ky emer vjen nga fakti se ky gji(njeri nga te shumtit)ka vertet pamjen e nje akuariumi gjigand.Ky vend mund te arrihet si ne rruge automobilistike por dhe nga deti.Eshte shume i preferuar nga turistet pasi pamja e tij,deti,flora e pasur jane vertet teper te bukura per tu vizituar.Por fatkeqesisht rruga per te shkuar ishte e tejmbushur me plehera dhe me nje ere kundermuese e cila i largon te gjithe turistet.Te gjitha baret,restorantet,shtepite e pushimit,banoret e Jalit i derdhnin mbeeturinat e tyre ne kete vend,duke eshnderruar ate ne nje "kosh gjigand" pleherash.Eshte vertet nje pamje per te ardhur keq.....
Por jo cdo vend eshte ne kete gjendje..Jali eshte vertet nje destinacion shume i mire per turizem.Neqoftese ne kujdesemi per te atehere te jeni te sigurt qe do te kaloni pushime te mrekullueshme.....

martedì 26 luglio 2011

Historiku

Historiku i shkurtër i Universitetit Ismail Qemali të Vlorës
Universiteti Ismail Qemali i Vlorës u hap në 10 tetor 1994 me Vendim të Këshillit të Ministrave N.105 dt.28.02.1994. Për hapjen e tij u bë një punë përgatitore disa mujore, për përgatitjen e planeve, programeve dhe stafit akademik ku një ndihmesë shumë të madhe dhanë Fakulteti i Inxhinjerisë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakuteti i Ekonomisë dhe i Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.
Universiteti filloi me tri Fakultete, Fakulteti i Tregetisë me degët Biznes dhe Turizem, Fakuteti i Inxhinierisë Detare si dhe Fakulteti i Infermjerisë. Përzgjedhja e këtyre fakuteteve për Universitetin u bë mbi bazën e traditës që egzistonte në Vlorë për këto disiplina kështu që në 1919 në Vlorë është hapur shkolla e mesme Tregtare, një ndër shkollat më të mira të vendit në atë kohë. Traditat e saj u pasuruan kur në Vlorë u hap filiali i Universitetit të Tiranës për degën Ekonomikut e cila funksionoi në vitet 1970-1980. Gjithashtu prej shumë vitesh në Vlorë ishte hapur shkolla e lartë e marinës tradita e të cilit në shumë aspekte shërben si bazë për Fakultetin e Infermierisë u ngrit mbi traditën e Shkollës së Mesme Mjeksore e vetmja ne vendin tonë e cila u transferua në Vlorë në 1967 e deri në krijimin e vete fakultetit.
Për organizimin e gjithë punës përgatitore të ngritjes së Univeristetit u ngrit nje grup pune i krijuar nga Dr. Sezai Bazaj i cili me hapjen e Universitetit u emerua dhe Rektor i ketij institucioni. Universiteti filloi punë në dy godina që u rikonstruktuan (sot godina e Rektoratit dhe e Fakultetit te Mesuesise dhe Departamenti Infermierisë) me 162 student në të katër degët e tij dhe 10 pedagog efektive. Në fillimit e tij emertimi i Universitetit ishte “Universiteti Teknologjik Ismail Qemali Vlorë”. Nga viti në vite universiteti filloi të rritet si në numrin e degëve të reja ashtu edhe atë të studenteve dhe pedagogeve efektive.
  • Në vitin akademik 1995-1996 u hap dega e Gjuhes Angleze me 20 student dhe 4 pedagog efektiv.
  • Në 1998 u hapen deget e Matematikë-Fizikës, dega e Ciklit te Ulët  si dhe dega e Navigacionit.
  • Në vitin 2002 u hape dega e Gjuhes Italiane me 45 studente dhe 5 pedagoge efektiv, si dhe dega e Ciklit te Ulët Parashkollor.
  • Në vitin 2003 u hap dega e Juridikut e atashuar pranë fakultetit te Tregëtisë si dhe Dega e Teknologjisë së Informacionit e atashuar  prane Fakultetit te Detarisë.
  • Po në vitin 2003 ne bashkpunim me ambasaden Zviceriane dhe shoqaten “ASED” te Zvicres u hap kursi i parë për “Mesues dhe edukator të specializuar” të cilët do të shërbenin kryesisht në institucione me fëmijë antikapatë.
  • Në vitin 2005 u hap dhe dega e Gjuhë-Letërsisë Shqipe me 240 student.
  • Krahas këtyre në vitin  2004-2005 u hap dhe sistemi i studimit me kohë të pjesshme (part-time) në degët Biznes, Turizem, Matematikë-Fizikë, Gjuhë-Letërsi, Cikël i Ulët, Cikël i Ulët Parashkollor.
  • Në vitin akademik 2007-2008 Universiteti “Ismail Qemali” numëron 14 degë me mbi 10000 student në të dy sistemet e studimit me 105 pedagog efektiv dhe mbi 400 pedagog te jashtëm, deri tani jane diplomuar mbi 4000 diplomant.
  • Në vitin 1998 Rektor u emerua Dr. Bilal Shkurtaj (sot Prof.Dr), i cili u zgjodh nga senati ne dy mandate, deri në zgjedhjet e vitit 2008 ku Rektor u zgjodh Prof. Tanush Shaska, i cili u largua në vitin 2010. Menjëherë pas largimit të këtij Rektori në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës u organizuan zgjedhjet të cilat nxorrën fitues me një shumicë të cilësuar votash Rektorin e ri Prof. As. Albert Qarri, i cili vazhdon në këtë detyrë edhe sot. Gjatë periudhes 14 vjecare të egzistences së vet Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës në menyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje serioze për ngritjen e nivelit të mësimdhënies dhe veprimtarisë kërkimore shkencore.
Për realizimin e këtyre objektivave është synuar në disa drejtime.
  1. Në kualifikimin e vazhdueshem të pedagogeve të rinj efektiv dhe të jashtëm. Universiteti e filloi punën me vetëm dy doktor shkencash ndërsa sot janë 3 profesor doktor, 6 profesor të asociuar dhe mjaft doktor shkencash. Pothuajse të gjithë pedagogët efektiv kanë fituar master të nivelit të dytë ose janë duke e përfunduar atë.
  2. Lidhja me universitetet e vendeve të tjera ka qenë një nga pikësynimet kryesore për shkëmbimin e përvojave dhe modernizimin e tij. Kështu që në vitin e parë e në vazhdim është rritur numri i Universiteteve me të cilat Fakultetet e veçantë apo gjithë Universiteti ka krijuar lidhje të vazhdueshme ku pedagogët e tij kanë kryer kualifikime afat gjata ose afat mesme dhe afat shkurtra. Të tillë mund te përmendim Universitetin e Barit dhe Leces, Kozences Itali, Universitetin e Janines (Greqi), Universitetin e Nebraskës dhe Kolegjin San Hills ne SHBA, Universiteti Kokoolas në Finlande etj.
  3. Ngritja dhe fuqizimi i bazës laboratorike ka qenë një domosdoshmeri e vazhdueshme për përsosjen e nivelit të mësimdhënies. Universiteti filloi punën me një kabinet modest të Fizikës dhe disa kabinete të Infermjerisë të trasheguar nga shkolla e mesme, inagurimi e gjeti Universitetin me vetëm një kompjuter. Gjatë viteve nga të gjithë departamentet është synuar fuqizimi i bazës materiale dhe sot mund të permendim se kemi ngritur një sërë laboratoresh  dhe kabinetesh mësimore ku mund të permendim 5 kabinete Informatike, Kabinetine Gjuheve te Huaja,  Laboratorin e Fizikës, Kimisë, Biologjisë, tre kabinete të Infermieristikës, kabinetin e Navigacionit etj. Sot numërohen 150 kompjutera në gjithë departamentet si dhe nje teknikë e pasur audio-vizive për transmetimin e njohurive.
  4. Pjesëmarrja në mjaft projekte shkencore nga Universitetet e vendeve fqinje, pjesëmarrja në mjaft simpoziume e konferenca shkencore brenda dhe jasht vendit ka ndikuar ndjeshëm në kualifikimin e pedagogeve tanë, por edhe në rritjen e kredibilitetit të Universitetit tonë jasht vendit.
  5. Përfshirja e Universitetit tonë në zbatimin e Deklaratës së Bolonjës si dhe përsosja e strukturave të tij në të ardhmen do të krijonte mundësi që Universiteti “Ismail Qemali” të jetë një ndër më të kërkuarit nga studentët shqiptar pse jo edhe nga të jashtëm. Kjo është ambicja e gjithë stafit akademik, i cili në moshë mesatare mjaft të re, me kerkesat e larta për kualifikim dhe me një organizim bashkëkohore të gjithë veprimtarisë garantojnë arritjen e këtij qëllimi.

Historiku dhe aktiviteti i Teatrit “Petro Marko” Vlorë Printoni E-mail

Historia e themelimit te Teatrit Profesionist te Drames ne Vlore shenon 16 Nentor1962, me rastin e 50-Vjetorit te shpalljes se Pavaresise Kombetare ne kete qytet.
Ky eveniment kulturor erdhi si rezultat i levizjes se gjere artistike ne vite, duke filluar me veprimtarite e Klubit Patriotik “Laberia”, tek levizjet artistike te viteve ‘50-’60.
Premiera e pare e Trupes Profesioniste te Drames Vlore:
Drama “Fundosja e skuadres”
Autor: Dramaturgu rus Korneiçuk.
Regjisor: Kujtim Spahivogli
Skenograf: Shaban Hysa
Ndriçimi: Dhimiter Anagnosti
Kjo treshe artistesh do te beheshin plejada e ardhshme dhe do te linin gjurme te shquara ne artin dramatik dhe ate kinematrogafik ne Shqiperi. Drama “Fundosja e skuadres”
ishte nje nisje e mbare drejt udhes se veshtire te perkryerjes artistike nepermjet gjuhes skenike, si dhe do te ravijezonte profilin e ardhshem te Teatrit “Petro Marko” te qytetit te Vlores.
Aktoret e pare qe u aktivizuan ne kete trupe erdhen nga levizja amatore dhe me kalimin e kohes skaliten profilin e tyre prej artistesh ne figurat artistike qe krjiuan. Te tille permenden V. Panozaqi, M. Ferra, A. Hasho, D. Hasho, V. Beqari, H. Myrto, A. Roshi, K. Shkurti, E. Shtrepi, L. Toto, Z. Kapo, etj.
 
Repertori nga autore shqiptare:
Drama me karakter historik dhe patriotik:
“Familja e Peshkatarit”, “Himarjotet”, “Te pamposhturit”, “Jatagani”, “Lidhur si fisheke gjerdani”, “Karavidhet”, “Shqipet e stralles”, “Pas vdekjes”, Nentori i Dyte”, “Sakrifica”, “Sinjali i kuq”, etj. te.
Drama me karakter social:
Drama satire “Fytyra e dyte”
Autor: Dritero Agollit
Regjia: Leka Bungo
Skenografia: Sabaudin Xhaferri
Drama “Midis dy dashurive”
Autor: Mihallaq Qillerit
Drama “Rruga Budi 723”
Autor: Ferdinand Hysi
Regjia: Nazmi Bonjaku
Skenografia: Sabaudin Xhaferrit
Komedi dhe pjese satirike, kryesisht me theks moral, social dhe politik:
“Kush qesh i fundit”, “Na u rrit çupa”, “Luani i shtepise”, “Fundi i nje komedie’, “Pas vdekjes”, “Shoku Zylo”, “Pallati 176”, “Dhenderi me vesh te prere”, etj.
Vepra nga dramaturgjia boterore, klasike dhe bashkekohore:
Nga autore te shquar si: Molieri, Gogoli, Shekspiri, Bomarshe, Cehov, etj., dhe te pas viteve ‘90 si Pirandelo, Sartri, Azis Nesin, Jonesko, Bohert, etj.
Komedia klasike “Revizori”
Autor: N.Gogol
Regjia: Andon Qesarin,
“Berberi i Seviljes”
Regjia: Besnik Aliajt
Komedia “Ariu”
Autor: Çehov
Regjia: Fabit Beqirit
Aktore: Kastriot Çollaku, Bujar Asqeriu, Hatiqet Bendo.
Vepra te autoreve vlonjat:
“Sinjali i kuq” shkruar nga Bashkim Kozeli me regji te Pirro Saves dhe skenografi te Sabaudin Xhaferrit, “Tri mendje ne ankand” e dramaturgut Ferdinand Hysi me regji te Armando Bores dhe skenografi te Agron jakupit, drama “Perpara semaforit”, etj.
Krijimtaria e perbashket e disa breza regjizoresh te talentuar si Kujtim Spahivogli, Pirro Sava, Nazmi Bonjaku, Leka Bungo, Andon Qesari, Fabit Beqiri, Jorgaq Tushe dhe deri tek me te rinjte Armando Bora, Roland Minga, etj., si dhe krijimtaria e autoreve vlonjat si: Miliano Stefa, Bashkim Kozeli, Nevzat Seferi, Hiqmet Mecaj, Gafur Shameti, Ferdinand Hysi, etj. si dhe libretisti i njohur Flamur Laro. kane lene gjurme te artdashesit dhe kane krijuar fizionomine e ketij Teatri.
Rol te rendesishem ne suksesin e kesaj trupe kane patur edhe krijimtaria dhe realizimi cilesor i skenografeve te njohur Pandeli Shamo, Behar Leskoviku, Sabaudin Xhaferri, Bashkim Zahaj, Agron Jakupi, etj.
Shfaqjet e realizuara nga ky Teater, padyshim qe mbajne vulen e lojes se aktoreve me te shquar te tij si: Albert Verria, Luiza Laska, Agim Shuka, Hatiqet Bendo, Adem Gjyzeli, Andon Qesari, Arqile Nasho, Vasillaq Godo, Bujar Asqeriu, etj.
Veprat e fundit te vena ne skene:
Drama “Merimanga”:
Autor: Dramaturgu–jurist italian Gennaro Francione
Regjia: Besnik Aliaj
Drama “Korrupsion ne Pallat te Drejtesise”
Autor: Ugo Beti
Regjia: Luigi Moretti, (bashkepunim i Teatrit “P.Marko” me Teatrin Stabile delle Marche, Ancona –Itali;
“Guri i rende ne vend te vet”
Autor: Zh.P.Sartre
“Lavirja e denje per Respekt”.
ARKEOLOGJIA



  Mozaiku i Mesaplikut. Eshte nje objekt i rralle kulti paleokristian. Ky mozaik i perket shekullit VII - VIII e.s. ka dimension 11 x 10 metra.
   
 Image
Guri me qiell. Ndodhet ne majen e malit te Lipes ne fshatin Vranisht. Ai eshte nje monument prehistorik i perhapur ne neolitin e vone dhe ne epoken e bronzit 4 - 9 mije vjet me pare. Kjo veper e arkitektures prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe ate te Diellit. Sipas arkeologut te njohur M. Zeqo, "eshte nje gur gjigant i vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkembinj te tjere, duke krijuar nje tryeze per perendite…".
VLORA - VENDI DIELLOR
 
Image
Vlora shtrihet ne pjesen jug-perendimore te Shqiperise, gjate fundit jugor te Adriatikut dhe pjeses veriore te Jonit.
Eshte nder rrethet me gjatesine me te madhe te vijes bregdetare, rreth 30 % te gjatesise se pergjithshme te vijes bregdetare ne shkalle vendi.
Ndodhet 135 km larg kryeqytetit te vendit, Tiranes, vetem 72 km e ndajne nga Italia (Kanali i Otrantos) dhe 123 km me Greqine (Ishulli i Korfuzit).
Rrethi i Vlores ka nje siperfaqe prej 1609 km2 dhe perfshin kater qytete, Vlora, Selenica, Himara, Orikumi.
Ka nje klime tipike mesdhetare detare, me dimer te bute e relativisht te laget, dhe vere te thate.
Vlora paraqet tre zona klimatike themelore:
Bregdeti, me temperature mesdhetare lindore, si gjithe ishujt e mesdheut, i parrahur nga ererat e ftohta, si brigjet e zones perendimore.
Zona kondrinore te ndermjetme, me klime te fresket, me rreshje, te ngjashme me ate te zonave te brendshme me klime te bute te Europes dhe Malet, si Llogaraja, ku zoteron nje klime kontinentale e thate, me dimer te ftohte dhe ajer te fresket gjate veres.
 
Vlora ndikon fuqishem ne rekordin e oreve me diell ne nje vit qe mban Shqiperia, me nje mesatare me mbi 2000 ore.
 
Ne Vlore ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperise, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km2. Gadishulli i Karaburunit njihet qe ne lashtesi per pasurite natyrore (mermeri i famshem), pasurite pyjore (valanidhi), pasurite historiko-arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derrat e eger.
 
Gjithashtu, 17 km larg Portit te Skeles (Vlore) dhe 9 km nga Treporti (Vlore), ndodhet i vetmi ishull i Shqiperise, Sazani. Maja e tij me e larte eshte 342 m. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km2 dhe vije bregdetare me gjatesi 12 km. Kjo eshte vije bregdetare e thyer, me perberje shkembore monolitike.
 
Vlora njihet dhe si vendi i ullirit, duke pasur te regjistruar rreth 280.000 rrenje ullinj. Ulliri i markes " Vlonjak", eshte nje nga market me te vjetra ne Evrope dhe njihet per prodhueshmeri te larte vaji.
HISTORIKU I FESTIVALEVE FOLKLORIKE

Image Image
Kenget polifonike te zones se Vlores jane kenge popullore te lashta, te pashkruara, por te trasheguara e te percjella nga brezi ne brez. Keto jane krijime te frymezuara, ndoshta, nga natyra e bukur dhe e eger e ketyre zonave, nga mermerima e pyjeve dhe burimeve te ujit te kristalte, qe zbresin duke gurgulluar nga majat e maleve te mbuluara me debore, duke u prezjere me jehonen e kemboreve te bagetive. Kjo lloj kenge kendohet nga nje solist dhe nje grup i perbere nga 4-6 vete qe i mbajne ison. Pergjithesisht keto kenge nuk shoqerohen nga instrumenta muzikore. Kenget polifonike te Vlores (Krahina e Laberise) kane shprehur gjithmone anen me te thelle shpirterore te banoreve te kesaj treve, te kenduara ne momentet me te bukura te jetes se tyre, por edhe ne ato me te veshtirat. Tekstet e ketyre kengeve jane pothuajse te paperkthyeshme, por me nje poeticitet te paarritshem.

Polifonia, si nje nga vlerat me te çmuara te folklorit shqiptar, dhe atij te Vlores ne veçanti, ka tashme festivalin e saj.
Festivali i Pare
Eshte organizuar ne 20 Maj 2001. Ne te morren pjese 17 grupe folklorike me rreth 140 artiste popullor. Ky festival nuk kishte karakter garues. U realizua nga Qendra Kulturore Vlore, financuar nga Bashkia Vlore.
Festivali i Dyte
Eshte zhvilluar ne 24-26 Nentor 2002, ne prag te 90 vjetorit te Pavaresise Kombetare. Ky festival u realizua si bashkepunim i Qendres Kulturore Vlore me Qendren Kombetare te Veprimtarive Folklorike, financuar nga Bashkia Vlore dhe Ministria e Kulutres, Rinise dhe Sporteve. Ne te morren pjese rreth 18 grupe folklorike. Çmimin e Pare e fitoi Grupi Polifonik i Vezhdanishtit, Vlore.
Festivali i Trete
Vendosi vulen e vazhdimesise. Ai u zhvillua ne Teatrin “Petro Marko” me 26-27 Nentor 2003. Morren pjese rreth 18 grupe te polifonise labe dhe toske.
Çmimin e pare e fitoi grupi polifonik “KAONET”, Delvine. Festivali i Trete u organizua nga Qendra Kulturore vlore mbeshtetur financiarisht nga Bashkia Vlore dhe Qendra Kombetare e Veprimtarive Folklorike.
Festivali i Katert
U zhvillua ne 25-27 Nentor 2004. Ne te morren pjese 14 grupe konkurente dhe 6 grupe te ftuar. Çmimin e pare e fitoi Grupi Polifonik “ERGJERIA”, Gjirokaster. Festivali u zhvillua ne ambientet e Pallatit te Kultures “Laberia” me organizimin e Qendres Kulturore Vlore dhe mbeshtetjen financiare te Bashkise Vlore dhe Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorike.
Festivali i Peste
Organizohet ne 14-16 Shtator 2005 dhe perkon me mbylljen e Sezonin e Turistik Veror 2005. e veçanta e ketij festivali eshte shtrirja gjeografike e grupeve pjesemarrese edhe nga Europa, realizimi i koncerteve njekohesisht ne tre pika te ndryshme te qytetit dhe karakteri i festivalit, jo si nje gare mes grupeve, por si nje aktivitet ku shpalosen vlerat e folklorit te trevave qe ato perfaqesojne. Organizuar nga Qendra Kulturore Vlore me mbeshtetjen financiare te Bashkise vlore, per here te pare ky aktivitet eshte mbeshtetur edhe nga bizneset e qytetit.
Festivali i Gjashte
U organizua nga 1-4 Gusht 2006, si Festivali I Mesdhetar “Vlora 2006” një ngjarje jo vetëm për qytetin e Vlores, por për gjithë boten folklorike shqiptare. Folklori dhe traditat qe i bashkojnë njerëzit, pasi duke njohur shume mire kulturën dhe historinë e një populli, e njeh dhe e respekton me shume atë popull. Ky është edhe mesazhi qe përçoi Festivali, paqe dhe bashkim. Qëllimi i organizmit te këtij festivali ka qene jo vetëm gjallërimi i jetës artistike te qytetareve vlonjate dhe pushuesve nga vendi dhe jashtë, por edhe promocioni turistik qe ky festival i bën Vlorës tone te bukur. Vendet mesdhetare pjesëmarrëse ishin Spanja, Izraeli, Italia, Turqia, Greqia, Mali i Zi dhe Shqipëria me Ansamblin Kombëtar te Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Ansamblin “Labëria” te qytetit te Vlores.

Muzeumet e Vlorës

Çfarë ofrojnë muzeumet e Vlorës
 
 
     Në qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në historinë e rrethit. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike(Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të vendosur në tre godina në pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të caktuara historike e arkitektonike. Gjatë këtij viti, këto tre objekte të rëndësishme janë vizituar nga rreth 12000 qytetarë vendas e të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë kosovarë. Ata i kanë pëlqyer këto muzeume, vecanërisht atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku kanë gjetur edhe pjesë të rëndësishme të historisë së tyre.

 

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
 

Image

    Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithcka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.
Për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale.
Për herë të parë pas shumë dekadash, godina e Muzeut të Pavarësisë u rehabilitua plotësisht në vitin 2002, me rastin e 90 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Me këtë investim, ky objekt mori vlera të tjera dhe u bë më i pëlqyeshëm për vizitorët. Mjediset e tij i vizitojnë cdo ditë, dhjetra qytetarë.
Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.

Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)

Image

     Ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të vecantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962.
Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Plocës,
Olimpias(Mavrovë) e më tej, Kioninës(Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të vecanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924. Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në castin kur u zbulua për t'u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve '80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njerën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe nje pjesë xhami.

Muzeu Etnografik

Image

     Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të vecantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik "Labëria" me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u cel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.

venerdì 22 luglio 2011

Shpellat e Vlores, si nje shprehje alternative e turizmit kulturor ne vend

A e dinit se qyteti i Vlores, pervec detit, ushqimit dhe festave te larmishme vecanerisht ne sezonet e veres, eshte edhe nje destinacion perfekt per kedo qe preferon turizmin kulturor?! Kushdo qe deshiron te njohe nje tjeter pjese shume pak te zbuluar nga qytetaret shqiptare, e shpesh edhe nga vete banoret e Vlores, le te na ndjeke ne kete guide modeste mbi disa zona te Vlores sic jane shpellat e saj.
 
Shpella e shkruar - Lepenice. Ndodhet ne rreze te malit mbi kete fshat, me lartesi 800 metra mbi nivelin e detit. Pikturat e kesaj shpelle jane perfaqesuese te artit post-paleolitik, i njohur si me i vjetri ne te gjithe Europen. Ne shpelle gjenden 19 figura antropomorfe dhe 8 piktura gjeometrike.

Shpellat e Velçes. I perkasin kultures se Neolitit te vone te mijevjeçarit III p.e.s. Sipas shenimeve te Prof.Marcianit, kjo shpelle duhet te kete qene banese 1000 vjet para Krishtit.
Shpella e Haxhi Alise - Karaburun. Ndodhet ne kepin e ketij gadishulli. Eshte shpella me e madhe detare e vendit tone, 30 metra gjatesi, e future ne shkemb, 10 metra gjeresi dhe 10 - 15 metra lartesi.


 

giovedì 21 luglio 2011

Mireserdhet ne Vlore

Vlora eshte nje qytet bregdetar i poziconuar ne jugperendim te Shqiperise.
Rrallë ndodh që në bregdetin e një qyteti të takohen dy dete krejt të ndryshëm, 
Deti Adriatik, me plazhet e gjata me rërë dhe pyjet e pishave, dhe Deti Jon me brezaret e agrumeve, ujëra kristali blu, shkëmbinj dhe plazhe ekzotike.
Një mrekulli e veçantë! Gjiri i Vlorës, laguna e Nartës, mali i Llogorasë, gryka e lumit Vjosë, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe i Zvërnecit
Kjo ndodh vetëm në Vlorë.
Pushimet në Vlorë janë dinamike, pasi Vlora ofron të gjitha kushtet dhe pasuritë e saja të pafundme, nga plazhet e mrekullueshme, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitëse, tek kafetë dhe restorantet moderne. 
                                                    Kjo ndodh vetëm në Vlorë.  

VLORA

"Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim".